Carlo Ancelotti ka jep një lajm të këndshëm për tifozët bavarezë.
Portieri i Bayern Munichut, Manuel Neuer, ka pasur një operim të suksesshëm, ku i ka munguar skuadrës në dy ndeshje kampionale.
Megjithatë, trajneri bavarezëve i ka qetësuar tifozët e klubit, pasi ka njoftuar se portieri gjerman është kthyer në stërvitje me klubin.
Sipas Ancelottit, Neuer do të jetë 100 për qind i gatshëm për ndeshjet ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve.
“Manuel fillon trajnimin individualisht përsëri të hënën(sot)”, ka thënë fillimisht Ancelotti.
“Ai sigurt do të luajë 100 për qind kundër Real Madridit”, përfundoi trajneri italian.
Ndryshe, ndeshje e parë do të luhet në Allianz Arena me 12 maj, ndërsa e kthimit parashihet pas dy javëve. /Telegrafi/