Telegrafi

Ancelotti: Forca Liverpool!

Pas fitores ndaj Blackburn, Chelsea është dy pikë para Manchester United, që sot më vonë ka një sfidë të vështirë ndaj Liverpoolit.

Nëse Manchester United nuk arrin të marrë tre pikë të plota, blutë do ta ruajnë kreun e tabelës.

“Takimi do të jetë fantastik, të cilin do të dëshiroja ta përcillja. Për një ditë mund të jem fans i Liverpoolit, për vetëm një ditë”, ka thënë Ancelotti./Telegrafi/