Mesfushori gjerman Mario Gotze është ndër më të përfolurit në Gjermani.
Mediat e ndryshme e lidhin mesfushorin ofensivë me shumë skuadra të ndryshme evropiane.
Por të ardhmen e tij e din vetëm klubi i Bayernit dhe vetë lojtari.
Këtë e ka konfirmuar edhe trajneri i ri i Bayernit, Carlo Ancelotti i cili në konferencë për shtyp ka thënë se ka folur me Gotzen.
Por italiani ka hezituar të flasë në detaje duke thënë se Gotze e di të ardhmen.
“Më duhet të mendoj natyrshëm për Gotzen. Për mua ai është një lojtar i Bayernit. Kam folur me të, natyrisht, por ishte një bisedë private. Ai e di mendimin tim dhe të klubit, ashtu siç ne e dimë mendimin e tij”, deklaroi Ancelotti. /Telegrafi/