Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka folur për situatën me Luka Modric, me mesfushorin kroat i cili ka rënë në plan të dytë në Santiago Bernabeu këtë sezon.
Modric është kryesisht në pankinë, dhe vetë Ancelotti e ka pranuar se e ka të vështirë të marrë vendime të tilla lidhur me legjendën e Realit dhe futbollit botëror.
Dy ditë më parë, Modric luajti të gjithë ndeshjen në fitoren 2:0 të Realit ndaj Getafes, por dy ndeshjet e mëparshme radhazi u ul në stol dhe Ancelotti nuk e dërgoi as në ngrohje.
“Është shumë e vështirë të lihen në stol profesionistë që stërviten dhe punojnë mirë, dhe që janë seriozë dhe të motivuar”, tha Ancelotti në një konferencë për shtyp në Madrid, kur u pyet se sa e vështirë ishte për të që të linte Modric jashtë.
Ai ka shpjeguar se është më e vështira për të që të marrë vendime të tilla, gjë që e vendos në plan të dytë dikë si Modric.
“Është veçanërisht e vështirë për mua të mos luaj lojtarë që kanë shënuar një epokë këtu dhe që vazhdojnë ta shënojnë atë. pse është e jashtëzakonshme për mua e vështirë dhe e komplikuar”.
“Është më e vështira për mua personalisht. Jo në aspektin sportiv, sepse është detyra ime të marr vendime të tilla, por si person më ndikon shumë”, tha Ancelotti.
Pak ditë më parë nisi sërish historia për statusin e Modricit te Reali, pasi po bëhet gjithnjë e më e qartë se ai po largohet papritur nga klubi.
“Modric është një legjendë e Real Madridit dhe futbollit, është ai që do të vendosë për sezonin e ardhshëm”, ka thënë Ancelotti dhe i ka dhënë fund spekulimeve të shumta se nuk e dëshiron Modric në skuadër.
38-vjeçari ka bërë 17 paraqitje në La Liga këtë sezon, por ka grumbulluar vetëm 890 minuta në fushë dhe ka shënuar një gol e katër asistime. /Telegrafi/