Telegrafi

Ancelotti flet për Renato Sanchesin

Pasi ka marrë drejtimin e Bayern Munichut edhe zyrtarisht, trajneri italian Carlo Ancelotti ka filluar të mendojë për të ardhmen.

Gjiganti gjerman javë më parë bëri një goditje në afatin kalimtar duke transferuar mesfushorin e talentuar portugez, Renato Sanches.

Ndërkohë vetë Carlo Ancelotti ka folur për portugezin duke thënë se është i lumtur që e ka atë në skuadër.

“Është e mrekullueshme që tani kemi dy lojtarë si Renato Sanches dhe Mats Hummels. Mendoj se skuadra është shumë e mirë”.

“Afati kalimtar është i hapur deri më 31 gusht, kështu që mund të ndodhin ende mjaft gjëra. Nuk e di se çfarë do të ndodhë këtu në ditët e ardhshme”, deklaroi trajneri italian. /Telegrafi/