Telegrafi

Ancelotti flet për Pep Guardiolan

Trajneri i ri i Bayern Munich, Carlo Ancelotti, ka vlerësuar paraardhësin e tij, Pep Guardiola, në një intervistë për revistën gjermane Sport Bild, duke theksuar se ai do te vazhdoje punën e nisur te homologut spanjoll.

“Pep ka punuar mjaft mirë në Munich. Unë nuk do të ndryshoj gjithçka, por do të vazhdoj punën që ai ka nisur”, theksoi tekniku italian.

Pep Guardiola, i cili nënshkroi në fund të majit me Manchester City, fitoi tre tituj të kampionit të Gjermanisë, duke qenë për tre vjet në krye te Bayern Munich.

Ancelotti, 56 vjeç, ka fituar një Lige Kampionesh më shumë se Guardiola në trofetë e tij (2003, 2007, 2014). /Telegrafi/