Carlo Ancelotti ka folur edhe për një punë të mundshme me Arsenalin, duke thënë se varet nga oferta.
“Ai [Wenger] vendosi të largohej dhe ishte një gjest i madh soliditeti”.
“Ai bëri historinë, dhe ai do të kujtohet për këtë. Klubi e di të ardhmen. Në qoftë se unë jam në planet e tyre, jam i kënaqur në pikëpamje profesionale, por për momentin nuk ka asgjë”.
“Arsenal? E ardhmja ime varet nga shanset dhe projektet jo vetëm nga unë”.
Ancelotti foli po ashtu edhe për ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, mes Roma dhe Liverpool.
“Unë nuk kam luajtur në finalen e Kupës së Evropës për shkak të lëndimit dhe Roma humbi. Ishte një moment i trishtuar për të gjithë, Bruno Conti më tha më herë se Roma do të kishte një shans për hakmarrje dhe ja erdhi”.
“Do të jetë e vështirë, pasi Reds janë në formë të mirë, por lojtarët e Francescos mund të arrijë në finale”, ka thënë Ancelotti. /Telegrafi/