Telegrafi

Ancelotti: Fitore e rëndësishme, por jo vendimtare

“Nuk e kam parë xhirimin e ngadalësuar të golit të Drogbas. Por unë mendoj se luajtëm shumë mirë në pjesën e parë edhe pse ishte më vështirë në pjesën e dytë. Mendoj se është fitore shumë e rëndësishme për ne, me një paraqitje tejet të rëndësishme. Të fitojmë këtu nuk është lehtë dhe unë mendoj se kryem punën si duhet”.

“Ne patëm kontrollin në pjesën e parë me intensitet, për arsye se nuk jemi në Ligën e Kampionëve, pasi që në Ligën e Kampionëve humbet shumë energji. Synimi ynë ishte që të kemi intensitet në lojën tonë, pasi që në pjesën e dytë, United luajti shumë mirë”.

“Tani jemi në maje të tabelës por kanë mbetur edhe pesë ndeshje për t’u luajtur dhe ne duhet të luajmë me intensitet dhe të mbesim të fokusuar. Kjo është fitore e rëndësishme por jo vendimtare”, ka thënë Ancelotti për Sky Sports pas takimit.