Site icon Telegrafi

Ancelotti fajëson mungesën e VAR-it pas humbjes në Ligën e Kampionëve: Ndërhyrja e Van Dijk mund të ishte i kuq

Trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti, ka thënë se VAR është futur vonë në Ligën e Kampionëve, pasi që nga faza e ardhshme do të fillojë përdorimi i saj.

Liverpooli fitoi 1-0 me golin e vetëm të shënuar nga Mohamed Salah, që i mjaftoi që të kalojë në mesin e 16 më të mirave.

Van Dijk pati një ndërhyrje të rëndë ndaj Dries Mertens ku shpëtoi vetëm me të verdhë.

Ka qenë pikërisht kjo ndërhyrje që është komentuar më së shumti në rrjetet sociale, ku shumë tifozë e konsideronin si kartonë të kuq.

Ancelotti beson që ka mundur të jetë kartonë i kuq: “Mund të ketë qenë karton i kuq”, tha ai pas ndeshjes.

“Është folur kaq shumë për VAR, por kur do të fillojë përdorimi në Ligën e Kampionëve, do të jetë tepër vonë për ne …”, deklaroi Ancelotti.

Carlo Ancelotti, trajner i Napolit. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)

Napoli së bashku me Interin do të luajnë në Ligën e Evropës. /Telegrafi/

Exit mobile version