Real Madridi është lidhur fortë me një lëvizje për trajnerin e Bayer Leverkusenit, Xabi Alonso në verë, veçanërisht pas dyshimeve për vazhdimësinë e Carlo Ancelottit.
Sidoqoftë, duket se as Ancelotti as Alonso e as Real Madridi nuk e dinë me siguri se kush do të jetë i ulur në stolin e klubit madrilen sezonin e ardhshëm.
‘Los Blancos’ me shumë gjasë do ta shkarkonin italianin në rast se ai nuk ia del ta fitojë Ligën e Kampionëve ose La Ligan këtë sezon.
Ancelotti ka kontratë deri në vitin 2026 dhe një sezon i suksesshëm do të ishte garanci që ai t’i shkojë deri në fund asaj.
The Athletic raporton se ardhja e Alonsos është e mundur teksa disa të tjerë thonë se ka një mundësi të mirë që trajneri bask të vijë në verë.
Stafi i Ancelottit e cilëson Alonson si zgjedhjen më të mirë për Real Madridin në rast se ata vendosin ta zëvendësojnë italianin dhe ka një vetëdije se diçka po lëviz në këtë drejtim.
Kampi i Ancelottit beson se një agjent është në bisedime me Alonson për të zgjidhur detajet sa i përket emërimit të tij si trajner i Real Madridit.
Nëse Ancelotti largohet këtë verë, atij me gjasë do t’i ofrohej një rol tjetër tek Real Madridi, pasi presidenti Florentino Perez beson se ai ende mund të jap kontributin e tij në sfera të tjera.
Ka gjithashtu thashetheme se Ancelotti do të marrë drejtimin e një kombëtareje, ku janë përmendur Brazili dhe Kanadaja si destinacione atraktive./Telegrafi/