Telegrafi

Ancelotti: Është e rëndësishme të jemi të parët në grup

Blutë mbrëmë shënuan fitore minimale ndaj Portos, e mjaftueshme që ata ta fitojnë pozitën e parë në grup, kur ka mbetur edhe një rund deri në fund të fazës grupore.

“Është e rëndësishme të fitohet pozita e parë në grup. Kjo ishte puna më e rëndësishme, ishte qëllimi ynë. Tash duhet të presim për një sfidë tjetër”.

“Ndeshja ishte e mirë. Nuk është lehtë të fitohet atje. Kemi luajtur një ndeshje të mirë. Ndeshje të mirë dhe fitore të mirë. Chelsea luajti mirë dhe unë jam i kënaqur”, ka thënë Ancelotti./Telegrafi/