Site icon Telegrafi

Ancelotti ende i pasigurt për sigurinë e titullit të Real Madridit në La Liga: Po fitoja një finale të Ligës së Kampionëve 3-0 dhe humba

Carlo Ancelotti refuzon ta konsiderojë garën për titull në La Liga si një gjë të përfunduar për Real Madridin pas fitores 3-0 ndaj Mallorcas të hënën, duke iu referuar sesi ai humbi një avantazh prej tre golësh në finalen e Ligës së Kampionëve si dëshmi se ata nuk duhet të kenë shumë besim.

Goli i parë nga Vinicius Junior dhe një dopietë prej Karim Benzemas panë që Los Blancos të marrin tre pikë të tjera për të thelluar një diferencë prej 10 pikësh në krye e tabelës ndaj rivalëve më të afërt, Sevilla.

Me vetëm 10 ndeshje të mbetura për të luajtur këtë sezon, do të duhej një kolaps i madh që Madridi të mos rimerrte titullin e ligës nga rivali lokal, Atletico Madridi – por duke folur pas ndeshjes, Ancelotti paralajmëroi se skuadra e tij nuk duhet ta konsiderojë veten kampionë.

Lexo po ashtu Reali merr pikët ndaj Mallorcas për të rritur diferencën me rivalët për titull

“Asgjë nuk ndryshon”, deklaroi italiani. “Të dielën [kundër Barcelonës], ne duhet të fitojmë dhe të përfitojmë nga fakti se skuadra është shumë mirë fizikisht”.

“Unë e di se si është të humbet një finale e Ligës së Kampionëve kur jendi duke fituar 3-0. Kjo më ndodhi!”.

Diku tjetër, Ancelotti refuzoi të tërhiqej nga performanca e zyrtarëve, duke shtuar se ai largoi Federico Valverden dhe Casemiron për të shmangur pezullimet përpara përballjes së El Clasico të kësaj fundjave.

“Është e vërtetë që ka pasur shumë kontakte, por arbitri mori vendimet e duhura me vendime të drejta në një lojë shumë konkurruese dhe korrekte në fund”, shtoi ai. “E nxora Valverden dhe Casemiron për të shmangur më shumë kartonë”.

Italiani është një nga grupet e përzgjedhura të trajnerëve që kanë fituar Ligën e Kampionëve në tre raste, megjithëse siç kujton ai, është humbja e Milanit ndaj Liverpoolit në vitin 2005 që mund të vijë në mendje kur emri i tij lidhet me kompeticionin. /Telegrafi/

Exit mobile version