Telegrafi

Ancelotti: Eliminimi nga LK mund të jetë pozitiv

Derisa lideri i Ligës Premier, Manchester United dhe rivali tjetër për titull Arsenal janë kualifikuar në çerekfinale të garës evropiane, Chelsea ka dështuar të futet në tetëshen më mirë duke u eliminuar nga Interi.

“Pajtohem me Arsene. Mentalisht nuk ka qenë mirë për ne të eliminohemi nga Liga e Kampionëve. Por pas fitores ndaj Portsmouth, kjo gjë ka përfunduar. Ne tash duhet të shikojmë në ndeshjet tjera”.

“Luajmë ndaj Aston Villas dhe pastaj përgatitemi për Manchester United. Kjo mund të jetë një avantazh. Më herët kishim ndeshje në mes javë. Jemi të zhgënjyer që jemi jashtë Ligës së Kampionëve, por kjo mund të jetë një avantazh”, ka thënë italiani. /Telegrafi/