Telegrafi

Ancelotti e uron Lillen pas ndeshjes: Ata e merituan fitoren

Real Madridi ka pësuar humbje befasuese në udhëtim te Lille me rezultat minimal 1-0.

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka thënë pas ndeshjes se Lille e meritonte fitoren.

“Lille ishte më e mirë dhe e meritonte të fitonte. Ne mund të barazonim në fund, por nuk do të ishte e merituar”, tha Carlo Ancelotti për mediat pas ndeshjes.

“Është e vështirë ta analizosh këtë lojë. Ne ishim keq në çdo aspekt”.

“Ne nuk krijuam, zotërimi ishte i ngadaltë, pa ide. Sulmuesit tanë kanë nevojë për një lojë më vertikale. Ky mund të jetë një problem kur je i ngadaltë”.

“Kjo ishte një lojë e keqe. Ne treguam një imazh të keq dhe ndjenja të këqija”.

“Nuk ka justifikime, ne ishim keq. Duhet të përmirësohemi,” tha Ancelotti.

Real Madrid pësoi humbjen e parë në Ligën e Kampionëve që nga maji 2023, pasi Lille fitoi 1-0.

Humbja gjithashtu i dha fund serisë së pamposhtur prej 36 ndeshjesh të Los Blancos në të gjitha garat, duke u shtrirë në sezonin e kaluar.