Carlo Ancelotti dhe Zlatan Ibrahimovic kanë publikuar formacionet e tyre, derisa në atë të Jose Mourinhos është i përfshirë vetëm një lojtar i Interit.
Derisa sezoni është i suspenduar shkaku i coronavirusit, Marca ka mbledhur formacionet e preferuara të treshes.
XI e Ancelottit është i përbër me lojtarë që ka pasur nën urdhra te skuadrat e ndryshme, por nuk ka përfshirë ata të Real Madridit, Bayern Munichut, Napolit dhe tani te Evertoni.
Ai i Ibrahimovicit përbëhet nga bashkëlojtarët që ka pasur në të kaluarën, e që duket mjaftë i frikshëm.
Në anën tjetër, ai i Mourinhos përbëhet kryesisht nga lojtarët e Chelseat, me ta që ka fituar tri Liga Premier.
Formacioni i Ancelottit: Buffon; Cafu, Thiago Silva, Terry, Maldini; Zidane, Pirlo, Lampard; Kaka; Ibrahimovic, Shevchenko.
Formacioni i Ibrahimovicit: Buffon; Maxwell, Nesta, Thiago Silva, Thuram; Vieira, Xavi, Nedved; Messi, Ibrahimovic, Ronaldinho.
Formacioni i Mourinhos: Cech; Zanetti, Terry, Carvalho, Gallas; Makelele, Lampard, Ozil, Hazard; Drogba, Ronaldo. /Telegrafi/