Carlo Ancelottit i ka humbur durimi me disa nga lojtarët e Real Madridit dhe në mesin e tyre është edhe Gareth Bale.
Sipas asaj që raporton El Nacional, Uellsiani i ka ditët e numëruara te Los Blancos dhe do të largohet qysh në janar.
Trajneri italian është i ngopur nga sjelljet e Bales, andaj po kërkon që qysh në janar të largohet.
Lojtari nuk po luan rregullisht te Real Madridi dhe për më shumë është edhe i lënduar, e që këto gjëra po e penalizojnë këto.
Rroga e tij e madhe ka qenë problem qysh prej kohësh dhe Florentino Perez ka insistuar në largimin e tij.
Kështu, Ancelotti i ka bërë të ditur Bales se është i lirë të largohet qysh në janar nga Santiago Bernabeu. /Telegrafi/