Skuadra e Napolit është duke monitoruar për së afërmi situatën e kolumbianit të Bayern Munichut.
Kjo e fundit duket se ka humbur shpresat tek sulmuesi kolumbian dhe se mund të largohet gjatë janarit James Rodriguez.
Trajneri Carlo Ancelotti po këmbëngul në transferimin e lojtarit që dëshiron të punojë përsëri me Rodriguezin, i cili e kishte transferua në Real Madrid nga Monaco pas Botërorit në Brazil në vitin 2014.
Sulmuesi është në huazim dyvjeçar te bavarezët nga madrilenët, me të drejtën e blerjes për 35 milionë euro, por udhëheqësit e gjigantit bavarez nuk janë të sigurt nëse duan ta mbajnë lojtarin.
Ndërkohë, Nico Kovac pret që James të mbajë motivimin dhe fokusin për pjesën tjetër të sezonit në Bundesliga, i cili starton gjatë ditë së nesërme.
“James po luan për të ardhmen e tij, pres që të vazhdojë të me lojë të mira. Dua që të jetë i motivuar dhe i fokusuar. Si një trajner, unë mund ta vlerësoj vetëm atë që shoh në fushë”, pohoi strategu.
Ndryshe, 27-vjeçari deri më tani është paraqitur në 31 raste për gjermanët dhe ka shënuar dhjetë gola. /Telegrafi/