Telegrafi

Ancelotti e dëshiron te Bayerni sensacionin e La Ligës (Foto)

Mbrojtësi i talentuar uruguaian, Jose Gimenez është bërë objektivi kryesor i Bayernit.

21-vjeçari ka zhvilluar një stinor fantastik në La Liga me Atleticon e Madridit ku u vlerësua si ndër mbrojtësit më të mirë në Spanjë.

Por aventura tre vjeçare tek Atletico Madrid mund të përfundojë për uruguaianin.

Lexo po ashtu Ancelotti zbulon mesazhin që Guardiola ia la në zyrën e tij të re te Bayerni (Foto)

Mediat gjermane kanë raportuar se trajneri italian i Bayernit, Carlo Ancelotti është duke e kërkuar me ngulm talentin e Atleticos.

Edhe pse duket i vështirë ky transferim pasi Atletico e vlerëson rreth 50 milionë euro yllin e sajë. /Telegrafi/