Mbrojtësi i talentuar uruguaian, Jose Gimenez është bërë objektivi kryesor i Bayernit.
21-vjeçari ka zhvilluar një stinor fantastik në La Liga me Atleticon e Madridit ku u vlerësua si ndër mbrojtësit më të mirë në Spanjë.
Por aventura tre vjeçare tek Atletico Madrid mund të përfundojë për uruguaianin.
Mediat gjermane kanë raportuar se trajneri italian i Bayernit, Carlo Ancelotti është duke e kërkuar me ngulm talentin e Atleticos.
Edhe pse duket i vështirë ky transferim pasi Atletico e vlerëson rreth 50 milionë euro yllin e sajë. /Telegrafi/