Site icon Telegrafi

Ancelotti: Duhet të vazhdojmë të jemi të përqendruar

Fitorja e lehtë e bluve e riktheu ekipin në maje të tabelës ku Manchester United kaloi 24 orë pasi mposhti Tottenhamin, dhe italiani kërkon që tash lojtarët të jenë të përqendruar dhe të qetë për dy ndeshjet e radhës.

“Na takon neve të humbasim, por kjo është gjë e mirë. Ta kesh titullin në duart tuaja është gjë e mirë. Gjithçka është në duart tona, andaj tash jam i qetë. Jam i lumtur pasi luajtëm mirë. Ishte një ndeshje e rëndësishme. Kishim nevojë të rikthehemi në maje dhe luajtëm mirë”.

“Kishte ca presion para ndeshjes, por ekipi mbeti i përqendruar dhe tregoi një paraqitje fantastike. Por ne nuk kemi nevojë t’u dërgojmë mesazhe ekipeve tjera. Ky është një mesazh i mirë për ne”, ka thënë Ancelotti. /Telegrafi/

Exit mobile version