Telegrafi

Ancelotti: Dua një finale Bayern-Real

Bayer Munich ka eliminuar skuadrën e Arsenalit prej Ligës së Kampionëve.

Trajneri Carlo Ancelotti ka pohuar se do të donte që në finale të takohet me spanjollët e Real Madridit.

I pyetur nëse dëshiron të takoje ish-skuadrën në çerekfinale, trajneri italian u përgjigj “Jo, jo në çerekfinale. Real Madridi më pëlqen ta shoh në finalen e Cardiffit”, transmeton Telegrafi.

Edhe Real Madridi ka kaluar në një fazë të mëtutjeme pasi ka triumfuar kundër Napolit.

Ndryshe, shorti për fazën tjetër do të hedhet javën tjetër pasi të mësohen emrat e katër ekipeve tjera. /Telegrafi/