Real Madridi është gjithmonë në biznes për të blerë lojtarë të nivelit botëror dhe për të afruar trajnerë të dëshmuar dhe rrallë herë shqetësohen se ekipet tjera ua rrëmbejnë figurat e tyre të rëndësishme.
Sidoqoftë, ata po përballen me një ofensivë nga një klub italian për teknikun Carlo Ancelotti.
Ishte një sezon i turbullt për Romën, ku pa Daniele De Rossin të shkarkohej për Ivan Juric në start të sezonit.
Aventura e kroatit nuk zgjati më shumë se disa muaj, para se legjenda e klubit Claudio Ranieri të emërohet në stol, por megjithatë, në të njëjtën kohë kishte thashetheme se ‘Giallorossët’ janë të interesuar edhe për Ancelottin.
Sipas një raportimi nga Diario AS, Roma ka hapur bisedimet me kampin e Ancelottit për të bërë përpjekje që ta bindin italian t’u bashkohet atyre në fund të sezonit.
Familja Friedkin e sheh Ancelottin si përgjigje për problemet e tyre dhe janë të përfshirë personalisht në negociatat për ta sjellë atë në kryeqytetin italian.
Ancelotti ka kaluar tetë vite tek Roma si lojtar, duke luajtur 227 ndeshje dhe duke shënuar 17 gola.
Atje ai fitoi katër herë Kupën e Italisë dhe një Scudetto duke shënuar një epokë mjaft të suksesshme./Telegrafi/