Telegrafi

Ancelotti do t’i largojë veteranët e Chelseat

London Evening Standard shkruan se Ancelotti do të ketë në dispozicion para për të harxhuar në dy ose tre lojtarë të rinj, por ai po ashtu dëshiron të shfrytëzojë edhe disa lojtarë të rinj sezonin e ardhshëm.

Hilario, Juliano Belletti, Deco, Paulo Ferreira dhe Ricardo Carvalho që të gjithë pritet të largohen nga Stamford Bridge, ndërsa atyre mund t’iu bashkohet edhe Michael Ballack. /Telegrafi/