Telegrafi

Ancelotti: Do të vrapoj lakuriq në borë nëse blejmë në janar

Që kur FIFA i lejoi Chelseat të përforcojë ekipin në afatin kalimtar të janarit, të gjithë presin që blutë të jenë aktiv në tregun e transferimeve.

Në janar Chelsea do të jetë pa Didier Drogba, Salomon Kalou, Michael Essien dhe John Obi Michel, dhe ishte logjike që ata të blejnë futbollistë, por kështu nuk dëshiron të veprojë Ancelotti.

“A do të blejmë në janar? Absolutisht nuk ka shanse. A do të ‘humbasim’ nëse nuk blejmë? Po. A do të vrapoj lakuriq nëpër borë? Po. Nuk na duhet sulmues i ri. Kam besim në Borinin dhe Sturridge. Ata në janar kanë shans t’i tregojnë kualitetet e tyre”, ka përfunduar Ancelotti./Telegrafi/