Telegrafi

Ancelotti: Do ta ndryshoj historinë e Chelseat

“Chelsea është njëra nga skuadrat më të mëdha në botë dhe doemos duhet të fitojë trofe. Derisa nuk arrihet kjo, atëherë diçka nuk është në rregull, mirëpo kjo nuk ka të bëjë me marrëveshjen time”.

“Unë jam këtu për ta ndryshuar historinë e klubit (dhe) jam shumë optimist”.

“Kam raporte shumë të mira me klubin dhe me Roman (Abramovich). Pozita ime nuk është vënë në pikëpyetje”.

“Është fakt se aktualisht po kalojmë nëpër një periudhë të vështirë. Secili klub ka momente të vështira gjatë sezonit, (por) jemi duke punuar intensivisht që ta kalojmë këtë periudhë”, ka thënë ish-trajneri i Milanit. /Telegrafi/