Telegrafi

Ancelotti dëshiron të bëhet trajner i Italisë

“A do të më pëlqente ta drejtoja Italinë pas Kampionatit Botëror? Po. Dhe aty do të ishte edhe Cassano. Do ta dëshiroja atë në skuadër”, ka thënë Ancelotti për Sportmediaset.it.

Italiani ka folur edhe për formën e ish-skuadrës së tij, duke thënë se largimi i Kaka dhe forma e dobët e Ronaldinhos janë arsyeja kryesore që Rossonerët nuk kanë sukses.