Telegrafi

Ancelotti dëshiron Balotellin

Ancelotti është i gatshëm për ta joshur Balotellin duke i ofruar hapësirë në ekipin e parë, derisa përgatitet të gjejë mbulim për sulmuesit që do t’i humbasë në janar, Didier Drogba dhe Salomon Kalou, të cilët do të udhëtojnë për Kupën e Kombeve të Afrikës.

“Do të doja të nënshkruaj me një lojtar si Balotelli. Më pëlqen ai dhe gjithmonë do të jetë në ekipin e parë nën drejtimin tim”, ka thënë Ancelotti.

Por situata është ca e komplikuar për faktin se Balotelli, prindërit e të cilit janë nga Gana, është duke u kërkuar nga ky vend për dy kampionatet e radhës, atë të Afrikës dhe Kupën Botërore./Telegrafi/