Telegrafi

Ancelotti deklarohet lidhur me spekulimet e reja për Mbappe

(Foto: Instagram/mrancelotti/k.mbappe)

Carlo Ancelotti ka reaguar në lidhje me spekulimet e reja që e lidhin Kylian Mbappen me Real Madridin duke theksuar se është i përqendruar te lojtarët që i ka në dispozicion.

Gjatë gjithë sezonit të kaluar, ylli i Paris Saint-Germainit është lidhur me një kalim në Santiago Bernabeu, mirëpo në fund ai vendosi të qëndronte në Parc des Princes duke e rinovuar kontratën me kampionin e Ligue 1 deri në vitin 2025.

Megjithatë, në ditët e fundit, L’Equipe ka raportuar se edicionin 2025/2025 është opsional dhe se lojtari mund të vendosë nëse dëshiron të luajë me fanellën e PSG-së apo të kalojë në një klub tjetër, duke i rritur kështu shpresat e tifozëve të Los Blancos për ta parë me fanellën e Realit.

(Foto: Instagram/k.mbappe)

Në një konferencë për shtyp, Ancelotti është pyetur nëse dyert e Madridit janë akoma të hapura për fituesin e Kupës së Botës.

“Dorëzohem! Dorëzohem ndaj kësaj pyetjeje! Të jem i sinqertë, jemi të kënaqur me sulmuesit që i kemi, sidomos me të rinjtë”.

“Karim (Benzema) na emocionon shumë, por kur vjen një lojtar i ri, është akoma më entuziasmuese. Ajo që po bëjnë Vinicius (Junior) dhe Rodrygo është shumë entuziazmuese”.

“Nuk jemi duke menduar për dikë tjetër tash për tash, padyshim. Ne jemi të përqendruar po ashtu janë edhe lojtarët”, ka deklaruar trajneri. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/k.mbappe)