Telegrafi

Ancelotti: Chelsea nuk është i pamposhtshëm

Italiani ka një fillim të shkëlqyeshëm në karrierën e tij në Stamford Bridge, duke i udhëhequr blutë drejt gjashtë fitoreve të njëpasnjëshme që e mbajnë ekipin në krye të tabelës.

Arsenali në sezonin e vitit 2003/2004 bëri histori, duke e fituar titullin pa shënuar asnjë humbje, ndërsa formacioni i Arsene Wenger u etiketua si ‘i pamposhtshëm’. Megjithatë Ancelotti e ka hedhur mundësinë që të ndjekë hapat e topçinjve.

“Gjërat po shkojnë shumë mirë për ne, por e di se nuk do ta fitojmë çdo ndeshje këtë sezon. Ka shumë ekipe të mira në Ligën Premier, për të qenë të pamposhtur gjithë sezonin, andaj për momentin qëllimi ynë është ta ruajmë këtë në nivel të mirë, sa më shumë që mundemi”, ka thënë Ancelotti.