Telegrafi

Ancelotti: Chelsea do të jetë më i mirë ndaj Liverpoolit

Chelsea dështoi të sigurojë një rezultat shumë pozitiv në takimin e mbrëmshëm të Ligës së Kampionëve në udhëtim te Apoel Nicosia, duke fituar me rezultat minimal 1-0, por italiani thotë se ata do të jenë shumë më të motivuar për takimin kundër rivalit anglez.

“Ne kemi kohë të pushojmë dhe të përgatitemi mirë për këtë ndeshje të rëndësishme. Nuk do të luajmë ashtu siç luajtëm sot. Do të luajmë më mirë, sigurisht”, ka thënë Ancelotti.