Telegrafi

Ancelotti: Çdo ndeshje tash është si finale

Blutë mbrëmë shkatërruan Portsmouthin duke e mposhtur me rezultat 5-0 dhe i dhanë fund serisë negative. Chelsea tash është në pozitën e dytë me një pikë prapa United, ndërsa të shtunën ata presin Aston Villan në Stamford Bridge dhe më pas udhëtojnë në Old Trafford, që mund të jetë vendimtare për sezonin.

“Kishim nevojë për një paraqitje të tillë, kishim nevojë për një fitore. Shpresoj se periudha e vështirë për ne ka përfunduar. Të shtunën do të shohim nëse është kështu, por sonte ishim të përqendruar në 90 minuta dhe luajtëm shumë mirë”.

“Jemi të përfshirë në Ligën Premier dhe Kupën FA, andaj kemi edhe tetë ose nëntë ndeshje deri në fund të sezonit, duhet ta shfrytëzojmë këtë periudhë dhe këtë atmosferë në lojë. Duhet të përgatitemi për këto ndeshje sikur ato të ishin finale”, ka thënë Italiani./Telegrafi/