Carlo Ancelotti ende nuk e ka të qartë të ardhmen e tij nëse do të jetë në Madrid, apo diku tjetër.
Trajneri italian ka kontratë me Los Blancos deri në fund të sezonit, derisa ka pasur shumë spekulime sa i përket të ardhmes së tij.
Ancelotti ka folur në konferencë për shtyp duke thënë se Florentina Perez dëshiron që ai të vazhdoj të jetë trajner i Real Madridit.
“Mendoj se Florentino Perez dëshiron që të vazhdoj, sepse ai ka qenë gjithmonë shumë i dashur dhe vazhdon të jetë i tillë. Klubi është i qetë dhe jam i sigurt që do të jem këtu sezonin e ardhshëm, do ta respektojmë kontratën”, u shpreh Ancelotti.
Tutje trajneri italian ka thënë se ndihet krenar për gjithçka që ka bërë dhe ka arritur me klubin madrilen.
“Ndihem krenar për gjithçka. Deri më tani ka qenë një rikthim i suksesshëm dhe shpresoj se mund të vazhdojë kështu, por ajo që më bën më të lumtur është të kthehem në Valdebebas çdo ditë për të punuar”, u shpreh trajneri italian.
Tekniku italian është lidhur shumë me Përfaqësuesen e Brazilit dhe mbetet të shihet pas përfundimit të sezonit e ardhmja e tij. /Telegrafi/