Carlo Ancelotti është deklaruar para ndeshjes së dytë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve ndaj Manchester City.
Trajneri italian mund të ketë një nga punët e tij më të vështira këtë sezon të mërkurën mbrëma, kur duhet të përmbys skuadrën e Pep Guardiolas për të kaluar në finale të Ligës së Kampionëve.
Ancelotti ka thënë se skuadra është e motivuar dhe e di vështirësinë e takimit, por thotë se gjithçka është e hapur.
“Skuadra është mirë, e motivuar dhe e fokusuar. Kemi sfidë të rëndësishme nesër. E dimë vështirësinë por ne kemi vetëbesim. Ndeshja është e hapur”.
“Dy skuadra me kualitet të lartë përballen me njëra-tjetrën. Skuadra me kualitete të ndryshme. Mendoj se zemra dhe personaliteti janë të rëndësishme. Nesër nuk mund të fitojmë vetëm me zemër apo shtysë nga ‘Bernabeu”, ka thënë trajneri i Los Blancos.
Real Madrid ka një disavantazh prej 4:3 nga ndeshja e parë dhe duhet të fitojë nesër me dy gola epërsi për t’u kualifikuar në finale. /Telegrafi/