Site icon Telegrafi

Ancelotti beson në besëtytni, refuzon të flasë për fitimin e titullit në La Liga

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti është shumë besëtytë dhe refuzon të flasë për fitimin e titullit në La Liga.

Ancelotti do të bëhet trajneri i parë që fiton ligën në pesë vende të ndryshme nëse skuadra e tij, Real Madridi mund nesër (e shtunë) Espanyolin.

Italiani ka fituar tashmë tituj në Itali me Milanin, Francë me Paris Saint-Germain, Angli me Chelsean dhe Gjermani me Bayern Munichun.

Lexo po ashtu Një trofe për ta motivuar Real Madridin para ndeshjes kthyese në Ligën e Kampionëve ndaj Man Cityt

Gjatë konferencës së tij për shtyp para ndeshjes, Ancelotti refuzoi të diskutonte ndjenjat e tij për titull, por i krahasoi yjet e tij me lojtarët e tenisit.

“Ata e ndryshuan menjëherë fokusin te Espanyol pas ndeshjes kundër Cityt. Tenisistët e mëdhenj nuk humbasin asnjë pikë ndeshjeje. Shpresojmë, ne mund t’ia dalim nesër”, ka thënë fillimisht Ancelotti.

 

“Jam shumë i lumtur, ka qenë një punë e lehtë sepse kam pasur mbështetjen e klubit dhe lojtarëve”.

“Unë jam besëtytë, si shumë italianë, kështu që nëse më lejoni, preferoj të flas pasi të ketë mbaruar gjithçka”, përfundoi Ancelotti, kur u pyet për fitimin e titullit nga Real Madridi. /Telegrafi/

Exit mobile version