Telegrafi

Ancelotti: Beckham teknikisht më i mirë se Kaka

“Beckham është një lojtar i shkëlqyeshëm, por jo i jashtëzakonshëm. Sidoqoftë, ai më bëri për vete me qëndrimin dhe karakterin e tij. Në fushë ai i sheh gjërat shumë para lojtarëve të tjerë dhe vizioni i tij i lojës është shumë përtej kohës kur ai luante me Manchester United”, ka thënë Ancelotti.

“Ai nuk duhet t’ia ketë lakmi askujt, as edhe një lojtari si Kaka në pozitën e tij. Ai është më i ngadaltë, por më i fuqishëm se Kaka si taktikisht ashtu edhe teknikisht”, ka shtuar ish-trajneri i Milanit.