Telegrafi

Ancelotti: Baresi + Maldini = Terry

Ish-trajneri i Milanit mendon se mbrojtësi anglez ka disa nga karakteristikat themelore të, padyshim, dy nga mbrojtësit më të mirë në historinë e futbollit.

“Terry është sikurse Franco Baresi dhe Paolo Maldini në personalitet, karakter dhe udhëheqësi. Jam shumë i lumtur që kam këtë lojtar si kapiten”, është cituar Ancelotti nga The London Evening Standard. /Telegrafi/