Telegrafi

Ancelotti apo Zidane? Ky trajner ka statistika më të mira me Real Madidin

Kur Carlo Ancelotti ishte në Real Madridi, si ndihmës e kishte Zinedine Zidanen.

Sot do të takohen përballë njëri-tjetrit në Allianz Arena.

Pas largimit të Ancelottit në skuadër erdhi Rafa Benitez, por që nuk i zgjati shumë. por që u pasua nga Zidane.

Ancelotti ishte në krye të skuadrës për 119 ndeshje, kur arriti 89 fitore, 14 barazime dhe 16 humbje. Ai ka një përqindje të fitoreve prej 74.79%.

Ai gjatë kësaj periudhe fitoi Ligën e Kampionëve, Kupën e Mbretit, UEFA Superkupë dhe Botërorin për klube.

Statistikat e trajnerëve

Në anën tjetër Zidane, ka udhëhequr skuadrën në 74 ndeshje.

Ai ka 54 fitore, 15 barazime dhe pesë humbje.

Përqindja e tij është 72.97. Zidane ka fituar gjatë kësaj periudhe Ligën e Kampionëve, UEFA Superkupën dhe Botërorin për klube. /Telegrafi/