Telegrafi

Ancelotti, 40 milionë funte për Kaka?

AS pohon se Carlo Ancelotti është më shumë se kurrë i bindur se ai mund ta transferojë ish-futbollistin e tij, sidomos pasi që pronari i klubit dha dritën e gjelbër për këtë.

Ish-trajneri i Milanit ka marrëdhënie të shkëlqyera me Kakan falë kohës së kaluar së bashku në San Siro, ndërsa Ancelotti tani e kërkon brazilianin si pasues të Joe Cole dhe Deco, të cilët pritet të largohen.

Italiani është i bindur se Kaka mund të transferohet për 40 milionë funte, duke shfrytëzuar edhe pakënaqësinë e tij te Reali. /Telegrafi/