Carlo Ancelotti reflektoi për vitin e tij 2022, të cilin e cilësoi si njërin nga më të veçantin e tij.
63-vjeçari italian është një nga trajnerët më të suksesshëm në histori, duke u bërë i pari që fiton të gjitha pesë ligat më të mira të Evropës dhe ka fituar katër tituj të Ligës së Kampionëve.
Ancelotti ishte shumë i lidhur me punën në Brazil pas largimit të Tite në fillim të këtij muaji dhe shumë presin që ai të kalojë në drejtimin ndërkombëtar në vitet e ardhshme.
Duke folur për Il Foglio, Ancelotti fillimisht reflektoi për vitin e tij 2022 dhe atë që arriti.
— Alfredo Pedullà (@AlfredoPedulla) December 31, 2022
“Ky është një vit i veçantë që erdhi pas një periudhe mjaft të trazuar. Mendohej se karrierës sime po i vinte fundi”, ka thënë fillimisht Ancelotti.
“Një sezon unik për shkak të mënyrës se si fituam, veçanërisht në Ligën e Kampionëve”.
“Rikthim spektakolar, duke përmbysur të gjitha parashikimet me një mijë vështirësi për të kapërcyer”.
“E konsideroj këtë 2022 ndër vitet më të veçanta në jetën time. Po, vetëm dymbëdhjetë muaj për të kujtuar”, përfundoi italiani. /Telegrafi/