Site icon Telegrafi

Anastasia heq të dy gjinjtë

Në shkurt këngëtarja mësoi se i është rikthyer kanceri, nga i cili kishte vuajtur edhe vite më parë. Dhe, pasi metodat tjera nuk kishin dhënë efekt, heqja e të dyja gjinjve ka qenë rezultati përfundimtar që është dashur ta bëjë ajo.

“Ka qenë një udhëtim i gjatë, por ndihem mirë dhe e gatshme për të nisur një kapitull të ri”, ka thënë Anastacia në një mesazh drejtuar fansave pas daljes nga spitali.

Pasi ka kaluar nëpër të njëjtin fat vet, ajo tash përpiqet t’u japë kurajë femrave të tjera të bëjnë analizat dhe të gjejnë me kohë problemin.

“Muaji i ndërgjegjësimit rreth kancerit të gjirit u ofron të gjithë femrave të prekura nga kjo sëmundje, një mundësi për të rikuperuar forcat dhe për të mbështetur njëra-tjetrën”

“Diagnoza e hershme më ka shpëtuar jetën dy herë. Do të vazhdoj betejën dhe do të ngre zërin tim në të gjitha mënyrat e mundshme”, ka thënë më tej ajo.

Exit mobile version