Ish-anëtari i “One Direction”, Zayn Malik, ka bërë një goditje kundrejt “Grammy Awards” të martën, katër muaj pas shpalljes së nominimeve për vitin 2021.
Ai ka bërë një postim në llogarinë zyrtare në Twitter duke shprehur mllefin ndaj tyre, marrë parasysh që edhe këtë vit është anashkaluar.
“Në dreq Grammy dhe të gjithë ata që janë të lidhur me të. Në qoftë se nuk shtrëngoni duart dhe nuk dërgoni dhurata, nuk ka asnjë konsideratë për nominimin. Vitin tjetër do t’ju dërgoj një shportë me ëmbëlsira”, ka thënë Malik.
Fuck the grammys and everyone associated. Unless you shake hands and send gifts, there’s no nomination considerations. Next year I’ll send you a basket of confectionary.
— zayn (@zaynmalik) March 9, 2021
Është e paqartë se përse 28 vjeçari bëri një reagim të tillë, megjithëse nuk është artisti i vetëm që ka ‘shpërthyer’ ndaj ceremonisë vjetore.
Në nëntor, The Weeknd i quajti ‘të korruptuar’ dhe Halsey i akuzoi për marrje ‘ryshfeti’.
Sidoqoftë, asnjë nga albumet e Zayn nuk ishte marrë në konsideratë për “Grammy Awards 2021”.
My tweet was not personal or about eligibility but was about the need for inclusion and the lack of transparency of the nomination process and the space that creates and allows favoritism, racism, and netwokring politics to influence the voting process
— zayn (@zaynmalik) March 10, 2021
As grupi “One Direction” nuk u nominua kurrë për një ‘Grammy’, edhe pse kjo mund të jetë një ‘thumb’ për mikun e tij, Harry Styles, i cili u nominua në tri kategori, madje do të performojë në ceremoninë që do të zhvillohet të dielën.
Në një deklaratë vijuese, Zayn Malik sqaroi se kjo ankesë nuk është personale dhe se nuk ka të bëjë me asnjë artist. /Telegrafi/