Site icon Telegrafi

Ananasi, një tretës ushqimor natyral

Thuhet se ka ardhur në Evropë pasi është zbuluar Amerika. Ananasi u spikat në një mozaik, në mes të një kanistre me fruta, në epokën romake. Emri i tij derivon nga "Nana nana", që do të thotë "aroma e aromave", në gjuhën indi Guarani. Në këtë gjuhë ka kuptimin: aromë, pasuri, i parezistueshëm për kolibrat, nga këtu është pjalmuar. Në të vërtetë është një frutë "false", pasi është një bashkim frutash, e cila ka marrë formën e një pishe.

Një peshtaf me fryte të shëndetshme
Prej kohësh, të lindurit e Amerikës jugore i shmangen shërimeve me kura dhe përdorin lëngun e ananasit, për stimulimet e tretjes së ushqimit dhe për të mbajtur lëkurën e freskët.
Mjekësia kineze, transmeton Telegrafi, e këshillon për kurimin e djegieve nga dielli, për të kundërshtuar mostretjen e ushqimit dhe fituar dizenterinë. Në këtë mijëvjeçarin e fundit, shkenca ka arritur të konfirmojë, atë që shekuj me eksperiencë kishin evidentuar për të na dhënë një shpjegim racional: virtyteve të shëndetit nga ananasi, u duhej prezenca e mjaftueshme e një enzime të tretjes, bromelina.

Së bashku me papainën, një tjetër enzimë e cila ndodhet tek ananasi, bromelina është efikase në tretjen e proteinave, mjafton një gram për të tretur një kilogramë substancë proteinike!

Ananasi përdoret edhe për të plotësuar mungesën e yndyrave, për kompletimin e vitaminave, për raportin e mirë të kaliumit dhe mjaftueshmërinë e natriumit. Me vetëm 40 kalori për 100 g, është një ushqim jashtëzakonisht i lehtë, perfekt për kë është në luftë për dobësim.
Ananasi ul ndjeshëm celulitet te femrat dhe ndihmon gjithashtu për të rënë nga pesha. Por kujdes, ananasi jo shumë i pjekur përmban shumë vitaminë C dhe ndihmon në këtë rast në hapjen e oreksit.

Çfarë ka në 100 gr ananas të freskët?

Energji (Kcal) 40, Ujë (g), 86,4, Proteina (g), 0,5 , Yndyrna (g) 0, Glukozë (g) 10,0, Fibra (g) 1,0, Natrium (mg) 2, Kalium (mg) 250, Hekur (mg) 0,5 , Kalcium (mg) 17, Vitaminë A (mcg) 7, Vitaminë A (mcg) 7, Vitaminë C (mg) 17

Të verdhë ose jeshil janë njësoj
Në kuzhinë, ananasi është perfekt si salcë në mikser, për të shoqëruar mishrat. Bëjeni marinadë lëngun e ananasit, e cila shërben për zbutjen dhe tretjen, duke u dhënë atyre një
shije të mrekullueshme. Ananasi duhet të konsumohet i freskët, sepse i konservuar humbet bromelinën. Duhet edhe të jetë i pjekur mirë: fatkeqësisht, ngjyra e pishës nuk na ndihmon në dallimin e pjekjes së frutit, nëse ka ngjyrë të verdhë mund të jetë i pjekur sikurse edhe me ngjyrë jeshile. Kështu mundësia e fundit për ta dalluar mbetet aroma, duke kontrolluar edhe mungesën e pikave dhe gjethet që duhet të mos jenë vyshkur.

Të mësojmë pak më shumë
* Bromelina është shumë efikase në kurimin e disa stadeve të mahisjeve të lokalizuara të lëkurës. Në këtë kuptim, ananasi është një përbërës ideal për të luftuar celulitin, falë prioritetit kundërmahisës të lëkurës.
* Ekstrakti i ananasit është i këshillueshëm për problemet e këmbëve, bromelina duket efikase edhe në mpiksjen ose koagulimin e gjakut (trombet). Nga llogaritjet e rregullta
të disa recetave indiane, rezulton se nga 20 përqind deri në 2 përqind incidente vdekjesh nga trombozat kardiovaskulare, mund të shmangen falë aksionit dhe stimulit që kjo enzimë sjell në rregullimin e plazmës, substancë hematome që krijon koagulimin.
* Për përmbajtjen e mirë të natriumit dhe mjaftueshmërinë e kaliumit, ananasi bëhet i nevojshëm, për të mbajtur nën kontroll hipertensionin.
* Disa studime të rëndësishme, theksojnë që mund të ketë edhe efekt antitumorial.
* Ananasi është fruti që ndihmon në forcimin e kockave, në përmirësimin e gjendjes shëndetësore gjatë gripit, si dhe ndihmon në parandalimin e problemeve dhe ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës.
* Ananasi është një mik i mrekullueshëm edhe për gjetjen e qetësisë dhe humorit.
* Përgjithësisht shumë i toleruar nga të gjithë, ananasi mund të bëjë reaksion me disa antibiotikë, në veçanti me tetraciklinën dhe amoksicilinën. Duhet të ketë parasysh, ai që i përdor këto kura ilaçesh, për të evituar konsumimin e ananasit në periudhën e përdorimit të ilaçeve.
* Një studim nga Universiteti i Nju Jorkut ka zbuluar se konsumimi i ananasit është i mirë për shëndetin oral dhe se zvogëlon gingivitin dhe sëmundjen periodentale. /Telegrafi/
 

Exit mobile version