Telegrafi

Anan, ndërmjetësues i ri në zgjidhjen e krizës në Kenia

Në luftën për pushtet që mbizotëron në këtë vend, tani do të ndërhyjë për zgjidhjen e krizës ish-sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Kofi Annan. Ky lajm u bë i ditur nga Bashkimi Afrikan, sipas të cilit, përpjekjet për ndërmjetësim nga kryetari i këtij Unioni, John Kufour, në Nairobi, kishin dështuar.

Kufour nuk kishte arritur që presidentin kenian, Mwai Kibaki, dhe shefin e opozitës, Raila Odinga, t’i ulte së bashku në bisedime të drejtpërdrejta.

Odinga vazhdon të kritikojë Kibakin për manipulim të votave dhe këmbëngul që të zhvillohen zgjedhje të reja. Gjatë trazirave, pas zgjedhjes së diskutueshme të presidentit Kibaki, në Kenia kanë humbur jetën rreth 500 njerëz. /dw/