Site icon Telegrafi

Analizohet ndotja e lumit Bregallnica, rezultatet javën e ardhshme

Inspektorë lokal dhe shtetëror të ambientit jetësor po hetojnë rastin e ndotjes së lumit Bregallnica në rajonin e Shtipit. Para dy ditësh lumi u “ngjyros” nga kimikate, të cilat përdoren në industri.

Senka Andreeva inspektore për ambient jetësor në Komunën e Shtipit thotë se janë marrë mostra nga pesë fabrika në rrethin e ish-kombinatit “Makedonka”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Janë marrë mostra dhe po bëhen analiza, por për momentin nuk mund të themi se cili është ndotësi konkret, përderisa nuk i kemi rezultatet”, tha Andreeva.

Peshktatarët e Shtipit për të gjashtin vitë me radhë reagojnë ndaj ndotjes së vazhdueshme të pjesës më të madhe të lumit, por siç thonë, nuk janë ndërmarrë masa për ndotësit.

Shtipi për momentin nuk ka stacion filtrues, por shpreson që përmes donacioneve dhe me ndihmë të qeverisë do të arrijnë ta ndërtojnë vitin e ardhshëm./Telegrafi/

Exit mobile version