Inspektoriati shtetëror për bujqësi është duke e analizuar cilësinë e prodhimeve bujqësore në rajonet e përmbytura, për shkak të dyshimeve për kontaminimin e tyre, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Me këtë rast, drejtori i inspektoriatit, Cvetan Tripunovski apelon te qytetarët që kanë prodhime bujqësore, të njejtat të mos i shesin. Gjithashtu edhe blerësve u bëhet apel që të mos i blejnë prodhimet nga rajonet e përmbytura, deri sa të vërtetohet cilësia e tyre./Telegrafi/