Site icon Telegrafi

Analizohen të hyrat vetanake në komunat e Kosovës

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) dhe programi i Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) Avancojmë Kosovën së Bashku (AKT), organizojnë sot konferencë me ç‘rast do të prezantohet dokumenti “Analiza e të hyrave vetanake në komunat e Republikës së Kosovës”.

Qëllimi i kësaj konference është paraqitja e dokumentit i cili ofron një pasqyrë dhe analizë për trendin e të hyrave vetanake në komunat e Kosovës për periudhën 2010-2014, duke përfshirë edhe mundësinë e përmirësimit në bashkëpunim me akterët e përfshirë në këtë proces. /Telegrafi/

Exit mobile version