Tottenhami e pret Real Madridin në momentin më të keq për të dyja skuadrat.
Vendi: Wembley Stadium, Londër
Koha: E mërkurë (1 nëntor), 20:45h
Lajmet rreth ekipeve
Tottenhami
Dele Alli është i gatshëm për Ligën e Kampionëve për herë të parë këtë sezon dhe mund të vijë në shprehje me Harry Kanen, edhe pse anglezi është në dyshim për shkak të një dëmtimi në kofshë.
Erik Lamela dhe Victor Wanyama do të mungojnë, edhe pse lëndimet e Spursave janë lehtësuar në javët e fundit.
Mauricio Pochettino mund të shfrytëzojë një formacion më defensiv me Eric Dier në mbrojtje dhe Jan Vertonghenin në krahun e majtë ashtu si në Bernabeu.
Real Madridi
Keylor Navas dhe Gareth Bale janë të lënduar për Real Madridin dhe i bashkohen Jesus Vallejos e Mateo Kovacicit jashtë fushave.
Dani Carvajal ka tejkaluar problemin në zemër, por ai vështirë se mund të paraqitet e vazhdon të jetë i monitoruar nga klubi.
Raphael Varane është jashtë fushave dhe ishte i detyruar të largohej në ndeshjen ndaj Gironas e mund të zëvëndësohet nga Nacho në mbrojtje.
A e dini se?
Tottenhami dhe Reali në ndeshjet e tyre nuk kanë parë më shumë se 2 gola të shënuar në tri ndeshjet e fundit.
Formacioni i mundshëm i Realit: Casilla, Marcelo, Hakimi, Nacho, Modric, Casemiro, Kroos, Isco, Ronaldo, Benzema.
Formacioni i mundshëm i Tottemhamit: Lloris, Alderweireld, Dier, Sanchez, Vertonghen, Dembele, Winks, Eriksen, Aurier, Alli, Kane.
Top lojtarët
Parashikimi
Tottenhami ka humbur dy ndeshjet e fundit dhe ka fituar vetëm një në katër ndeshjet e fundit edhe pse një prej këtyre sfidave ishte barazimi 1-1 ndaj Realit në Bernabeu. Në shtëpi, Tottenhami po kërkon të krijojë ecuri fitoresh.
Si Tottenhami, edhe Reali ka humbur në fundjavë në udhëtim. Para saj, Los Blancos kanë pasur formë të mirë në udhëtim, duke fituar shtatë ndeshjet e kaluara konkurruese jashtë Bernabeut.
Reali do të kërkojë të kthehet drejt fitoreve pas humbjes nga Girona, ashtu sikurse Tottenhami, e shumë lehtë mund të kemi barazim në këtë takim, që është edhe epilogu më i mundshëm.
/Telegrafi/