Roma dhe Chelsea do të përballen për të dytën herë në fazën grupore të Ligës së Kampionëve, sfidë kjo që i jep kahje tjetër grupit të Ligës së Kampionëve.
Vendi: Stadio Olimpico, Romë
Koha: 31 tetor (e martë), 20:45h
Lajmet rreth ekipeve
Roma
Roma do të jetë pa Emersonin, Rick Karsdorpin dhe Kostas Manolasin në këtë takim.
Trajneri Eusebio Di Francesco do të duhet t’i besojë përbërjes së tij dhe t’i mbetet besnik përbërjes.
Chelsea
N’Golo Kante është rikthyer në stërvitje dhe duhet të jetë pjesë e skuadrës së Romës të martën mbrëma, por mbetet të shihet nëse ai do të jetë i gatshëm ose jo.
Victor Moses ende është jashtë fushe për Chelsean, por Antonio Conte ka pjesën tjetër të përgatitur për sfidën në Itali.
A e dini se?
Janë shënuar më shumë se 3 gola në 5 ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve.
Në ndeshjet mes Romës dhe Chelseat janë shënuar së paku tri gola në 3 ndeshjet e fundit në të gjitha garat.
Chelsea ka shënuar së paku 2 gola në 3 ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve.
Top lojtarët
Parashikimi
Roma ka bërë mirë që është kthyer nga rezultati 2-0 në një barazim 3-3 ndaj Chelseat herën e fundit. Romakët janë në vendin e dytë në Grupin C, por aty dihet se do të kthehet fuqishëm për një finish në top 2, e prandaj Giallorosët duhet që të fitojnë.
Chelsea ka dy pikë më shumë në maje të tabelës dhe Blutë e dinë se një humbje nuk do të ishte fundi i botës për gjasat e tyre për kualifikim më tutje.
Asnjë ekip nuk mund të rrezikojë shumë andaj një barazim është sërish në letër për këtë duel.
/Telegrafi/