Site icon Telegrafi

Analizë për lojtarët e ftuar në listën e Çekisë për ndeshjen me Kosovën – ku luajnë lojtarët çekë, pika e dobëta dhe nga vjen rreziku

Përzgjedhësi i Kombëtares së Çekisë, Jaroslav Silhavy, e ka publikuar listën prej 19 lojtarëve, ku katër të tjerë do të shtohen në ditët në vijim.

Çekia do të jetë mysafire e Kosovës me 7 shtator në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, ku kjo ndeshje do të vendos shumë.

Kosova me disa mungesa e pret Çekinë, që ka një grup të mirë me lojtarë që luajnë në kampionatet më të forta në Evropë.


Portier

Jiri Pavlenka        Werder Bremen

Tomas Koubek     Augsburg

Tomas Vaclik       Sevilla

Mbrojtja

Jan Boril     Slavia

Ondrej Celustka   Antalyaspor

Jakub Brabec       Plzen

Filip Novak          Trabzonspor

Pavel Kaderabek  Hoffenheim

Tomas Kalas        Bristol City

Marek Suchy Augsburg

Vladimir Coufal   Slavia

Mesfusha

Jakub Jankto        Sampdoria

Tomas Soucek      Slavia

Lukas Masopust  Slavia

Jan Kopic   Plzen

Alex Kral    Slavia

Vladimir Darida   Hertha Berlin

Josef Husbauer     Slavia

Sulmi

Patrik Schick        AS Roma


Në tri ndeshjet e para Çekia luajti 4-2-3-1, duke mos e ndryshuar asnjëherë formacionin

Pika më e fortë e çekëve mbetet porta, pasi janë tre portierë që kanë aftësi të jashtëzakonshme dhe luajnë në nivel të lartë si Bundesliga dhe La Liga.

Jiri Pavlenka (Werder Bremen), Tomas Koubek (Augsburg) dhe  Tomas Vaclik (Sevilla) janë portier cekë për ndeshjen me Kosovën.

Jiri Pavlenka

Ajo që bie në sy është se shtatë lojtarë vijnë nga kampionati vendas, pesë nga Slavia Praga dhe dy nga Plzen.

Por mos të harrojmë që Slavia vitin e shkuar ishte deri në gjysmëfinale të Ligës së Evropës dhe ka cilësi në kampionat.

Mbrojtja nuk është pikë e tyre e fortë, por shihet që kanë punuar, pasi fillimisht kanë pranuar pesë gola nga Anglia, ndërsa një me Bullgarinë dhe asnjë gol me Malin e Zi.

Kaderabec, mbrojtësi i Hoffenhaim

Mbrojtja ka pranuar pak në kohën e fundit dhe shihet ndeshja me Malin e Zi (3-0).

Mesfusha përbahet me emra nga kampionati vendor dhe vetëm Jakub Jankto (Sampdoria) dhe Vladimir Darida (Hertha Berlin) luajnë jashtë vendit.

Jakub Jankto

Ka mbetur momentalisht jashtë listë emra si Antonin Barak (Udinese) e Ladislav Krejci (Bologna) që luajnë në Serie A dhe njihen për paraqitjet në të shkuarën.

Sulmi ka vetëm një emër aktualisht dhe ai është Patrick Schick i Romës. Ky pritet të jetë sulmuesi kryesor i Çekisë.

Patrik Schick, pika më e fortë e Çekisë

Ai ka shënuar tri herë në këto eliminatore: dy herë me Bullgarinë dhe një herë me Malin e Zi.

 

Schick mbetet pika më e fortë e Çekisë dhe aty duhet të jetë fokusi i mbrojtjes. /Telegrafi/   


Ndeshjet e Çekisë

Anglia – Çekia 5-0 

 

Çekia – Mali i Zi 3-0

https://www.youtube.com/watch?v=VS5qVj5BjeE

Exit mobile version