Site icon Telegrafi

Analizë, parashikim rezultati dhe formacionet e mundshme: Chelsea shpreson në mrekulli ndaj Bayernit

Chelsea do të jetë mysafir i Bayern Munichut për 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve, derisa në takimin e parë të zhvilluar në shkurt kishin humbur 3-0.

Që nga atëherë kanë ndodhur shumë gjëra, mirëpo Bavarezët ende janë favoritë për të fituar edhe takimin e dytë për të kaluar në çerekfinale.

Bayerni zhvilloi një natë magjike në Stamford Bridge në fillim të këtij viti, duke shënuar me anë të Serge Gnabryt dhe Robert Lewandowskit.

Për takimin që fillon në ora 21:00 në Allianz Arena, Hansi Flick do të jetë vetëm pas Kingsley Coman dhe Benjamin Pavard, që janë të lënduar.

Në anën tjetër, Frank Lampard do të jetë disi i humbur në këtë takim, shkaku i lëndimit dhe suspendimit të lojtarëve.

Marcos Alonso ishte ndëshkuar me karton të kuq nga takimi i parë, derisa Jorginho ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.

Cesar Azpilicueta, Billy Gilmour, Ruben Loftus-Cheek, Pedro Rodirguez dhe Christian Pulisic janë të lënduar, gjersa Willian nuk ka udhëtuar me pjesën tjetër të skuadrës.

Parashikimi i ndeshjes: Bayerni pritet që këtë takim ta fitojë 2-1, duke ditur se Chelsea do të tentojë mrekullinë, ndërsa takimi përfundon 5-1 në rezultat të përgjithshëm.

Formacioni i mundshëm i Bayern Munichut: Neuer; Kimmich, Boateng, Alaba, Davies; Goretzka, Thiago; Gnabry, Muller, Perisic; Lewandowski.

Formacioni i mundshëm i Chelseat: Caballero; Zouma, Christensen, Rudiger; James, Barkley, Kovacic, Emerson; Mount, Giroud, Hudson-Odoi. /Telegrafi/

Exit mobile version